Shefi i Shërbimit të Stomatologjisë në Gjilan, Dr.Taulant Ramadani: Gjithçka ka qenë e do të jetë transparente dhe brenda suazave ligjore
Përveç angazhimeve të përditshme rutinore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, përkatësisht Shërbimin e Stomatologjisë të Gjilanit është bërë edhe hapja e konkursit për pranimin e dy mjekëve -stomatolog, pesë asistentëve të stomatologjisë dhe një tekniku të stomatologjisë, ka njoftuar Dr. Taulant Ramadani, Shef i Shërbimit të Stomatologjisë dhe njëherit edhe Kryetar i Komisionit.
Në kontekst të kësaj që u tha më lartë, theksoi nevojën e plotësimit të resurseve humane me proces të rekrutimit të profesionistëve të rinj shëndetësor dhe nisur nga kjo Shërbimi i Stomatologjisë ka pasur nevojë urgjente për plotësimin në fjalë.
“E gjitha kjo varësisht nevojës për ofrimin sa më të mirë të shërbimeve shëndetsore në Komunën e Gjilanit dhe përreth” theksoi, ai.
Në vijim, Shefi i Sh ërbimit të Stomatologjisë në Gjilan, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit përzgjedhës për pozitat e lartë kërkuara, tha se është duke udhëhequr dhe duke siguruar që cdo gjë të jetë brenda normave etike dhe ligjore për të gjitha fazat e procesit të rekrutimit.
Ai tha se procesi përmban fazen e parë të testimit me shkrim, ku gjatë mbajtjes së tij, nuk kemi hasur në asnjë problematikë.
Sipas tij, pas mbajtjes së testit me shkrim, brenda afateve ligjore në zyret e Drejtoratit të Shëndetësisë në Gjilan, po mbahen orët e ankesave ku kandidatet kanë mundësi të qasjes në testet e tyre.
Shefi Dr. Ramadani tutje tha se faza e dytë do të jetë intervistimi me gojë ku bazuar gjithmonë në cilësinë e përgjigjieve të kandidateve dhe meritokracisë,,do të bëhet përzgjdhja definitive e kandidatëve që plotësojnë të gjitha kriteret e kë rkuara.
“Gjithcka ka qenë dhe do të jetë transparente dhe vetëm brenda suazave ligjore”, thekson, ai./GJILANI INFO/