Shefi i UNICEF-it: Kosova, pioniere në nivelin global që do të përfitojnë nga ‘Pasaporta Mësimore’

20 prill 2020 | 13:20

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bashkë me shefin e Zyrës së UNICEF-it, Murat Sahin dhe zëvendësministrin e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Xhavit Rexhaj, kanë mbajtur sot një konferencë për medie.

Në këtë konferencë, Murat Sahin, ka me dije me dije se Kosova është një ndër tre vendet pioniere që do të përfitojë nga Iniciativa “Learning Passport”.

“Mbyllja e shkollave në nivel global ka bërë që 1.5 miliard fëmijë dhe studentë t’i humbasin mësimet e tyre. Ne në UNICEF e dimë se ndihma e shpejtë është e nevojshme”.

“Sot në Nju Jork, UNICEF-i është duke e plasuar ‘Learning Passport Initiative’ së bashku me korporatën Microsoft dhe Universitetin Cambridge në tre vende. Kosova dhe Ukraina janë ndër tre vendet pioniere në nivel global që do të përfitojnë nga kjo iniciativë”, ka deklaruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Flor Mumajesi, i ftuar në “E diela Shqiptarë”, së bashku…