Shefi i ushtrisë izraelite jep dorëheqje për shkak të sulmit të 7 tetorit

21 janar 2025 | 15:51

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Izraelit, Herzi Halevi, ka njoftuar të martën se ka dorëzuar dorëheqjen nga detyra, duke e marrë përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës të Hamasit më 7 tetor 2023 në Izrael.

Ndërkohë, ushtria izraelite e ka kryer jë operacion të madh ushtarak në Bregun e okupuar Perëndimor të martën, duke i vrarë gjashtë njerëz dhe duke i plagosur 35 të tjerë, sipas Ministrisë palestineze së Shëndetësisë.

Halevi, i cili e mori detyrën në janar 2023, ka thënë se dorëheqja e tij do të hyjë në fuqi më 6 mars.

Gjenerallejtënant Halevi është zyrtari më i lartë izraelit që jep dorëheqje për shkak të dështimit të sigurisë më 7 tetor 2023, kur mijëra militantë të udhëhequr nga Hamasi – grupi palestinez i shpallur terrorist nga SHBA dhe BE – u futën në jug të Izraelit dhe sulmuan komunitetet pranë kufirit dhe bazat ushtarake.

Në atë sulm ishin vrarë 1.200 njerëz, kryesisht civilë dhe ishin rrëmbyer 250 të tjerë. Më shumë se 90 pengje janë duke u mbajtur ende në Gazë, dhe besohet se rreth një e treta e tyre kanë vdekur tashmë.

Lufta në Gaza ka shkaktuar viktima të shumta dhe dëme të mëdha materiale. Si pasojë e ofensivës izraelite janë vrarë më shumë se 46.000 palestinezë. /REL

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E vështirë që në Rusi ta përballojnë çmimin e tij.…