Shefi i ushtrisë serbe në Pentagon takon gjeneralin Milley, Gjuriqi jep detaje
Ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), Marko Gjuriq, ka thënë se dje në Pentagon është mbajtur një takim në mes të shefit të shtabit të përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Milan Mojsiloviq dhe shefit të shtabit të përgjithshëm të Forcave të Armatosura të ShBA-së, Mark Milley.
Sipas Gjuriqit, ata kanë folur për “çështjet me interes të përbashkët të dhe për hapat e ardhshëm për të përmirësuar bashkëpunimin në mes të Serbisë dhe ShBA-së”.
Ai ka thënë se një takim i tillë i shefave të ushtrisë është duke u mbajtur për herë të parë në më shumë se një dekadë dhe sipas tij ka ndodhur “në një moment të rëndësishëm për vendin tonë”.
Yesterday, an especially significant meeting for Serbia was held in the Pentagon between the Serbian Armed Forces Chief of General Staff, General Milan Mojsilovic, and the US Armed Forces Chairman of the Joint Chiefs of Staff, General Mark A. Milley.
Issues of mutual interest… pic.twitter.com/DgeLTwTFdK
— Марко Ђурић (@markodjuric) February 7, 2023