Shefi i Ushtrisë Serbe pas takimit me Vuçiqin ku u diskutua situata në Kosovë: Ushtria i mori detyrat dhe do t’i kryejë

25 dhjetor 2022 | 23:18

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsiloviq, ka thënë sonte se lidhje me situatën në Kosovë, ushtria ka marrë detyra që do t’i kryejë plotësisht.

Gjenerali Mojsiloviq tha për TV Pink se ka pasur një takim me Komandantin e Përgjithshëm dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe se tema e takimit ka qenë Kosova dhe situata aktuale, transmeton Zeri.info.

Ai ka theksuar se nuk mund të flasë për detajet e bisedës.

“Për momentin jam rrugës për në Rashkë. Detyrat që i janë dhënë ushtrisë dhe mua si shef i shtabit të përgjithshëm janë të sakta, të qarta dhe do të zbatohen plotësisht”, nënvizoi Mojsiloviq.

Ai ka theksuar se situata në Kosovë është komplekse dhe kërkon praninë e Ushtrisë përgjatë vijës administrative.

“Forcat e Armatosura të Serbisë do të jenë të orientuara drejt përmbushjes së detyrave të caktuara. Duhet ta dini se në çdo rast Forcat e Armatosura të Serbisë do t’i përmbushin të gjitha detyrat e caktuara”, tha Mojsiloviq./Zëri

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kisha Ortodokse Serbe ka thënë se Kosova ia ka ndaluar…