Shefi i virologjisë në Suedi nuk kishte nevojë për izolim, numri i viktimave dhe të prekurve bie

02 maj 2020 | 12:45

Shefi i virologjisë në Suedi nuk është i bindur plotësisht se mos marrja e masave të izolimit kundër koronavirusit ishte vendimi i duhur, ndërkohë që vendi shënoi rënie të numrit të viktimave dhe të të infektuarve të rinj nga virusi.

Rasti i vendit skandinav është monitoruar me imtësi nga e gjithë bota pasi është ndër të vetmit që nuk mbylli shkollat, lokalet dhe restorantet për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Epidemiologjisti Anders Tegnell, i cili është bërë dhe fytyra e kësaj strategjie, pranoi gjatë një interviste për mediat vendase se nuk ishte i sigurtë që vendimi që kishte marrë ishte i duhuri.

“Nuk jam i bindur plotësisht. Ne vazhdimisht kemi diskutuar për këtë çështje në agjencinë e shëndetit publik se çfarë duhet të bëjmë tjetër dhe çfarë mund të shtojmë”, deklaroi Tegnell.

Ndërkohë që të dhënat e 24 orëve të fundit folën për 428 raste të reja me Covid-19 dhe 67 viktima, krahasuar me 790 të prekur dhe 124 viktima që ishin një ditë më parë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbolli do të rikthehet shpejt në shumë shtete të Evropës.…