Shefi i Wagnerit, Yevgeny Prigozhin akuzon Rusinë se ia ka vrarë ushtarët
Shefi i grupit ushtarak mercenarë Wagner, Yevgeny Prigozhin, akuzoi të premten udhëheqjen ushtarake ruse për goditjen e një kampi ushtarak të Wagnerit dhe vrasjen e një numri të madh të forcave të tij mercenare, shkruan CNN.
Prigozhin pretendoi se Ministria Ruse e Mbrojtjes e mashtroi Wagnerin dhe ai u zotua se do t’u përgjigjej këtyre mizorive.
“Ata na mashtruan tinëz, duke u përpjekur të na privojnë nga mundësia për të mbrojtur shtëpitë tona dhe në vend të kësaj gjuajtën Wagnerin. Ne ishim të gatshëm të bënim lëshime në Ministrinë e Mbrojtjes për të dorëzuar armët tona dhe për të gjetur një zgjidhje se si do të vazhdojmë ta mbrojmë vendin tonë. Por këta të poshtër nuk u qetësuan”, ka thënë Prigozhin në Telegram.
“Ata e panë që ne nuk ishim të thyer dhe filluan sulmet në kampet tona. Një numër i madh i luftëtarëve tanë u vranë, bashkëluftëtarët tanë. Ne do të marrim një vendim se si t’u përgjigjemi këtyre mizorive. Hapi tjetër është i yni”, ka thënë ai.
Ministria ruse e Mbrojtjes mohoi pretendimet e Prigozhinit.