
Shefi i ZRRE-së s’tregon sa është rritur çmimi i energjisë elektrike
Shefi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE), Ymer Fejzullahu, ka refuzuar të përgjigjet në pyetjet e gazetarëve që ishin të pranishëm në mbledhje, se sa është rritur çmimi i energjisë elektrike.
Gazetarët e pranishëm në mbledhje kanë insistuar që shefi i ZRrE-së të sqarojë me gjuhë më të thjeshtë për qytetarët e Kosovës se sa iu është rritur çmimi i rrymës, duke qenë se Fejzullahu ka përmendur vetëm shifra të të hyrave të lejuara maksimale.
“A mundemi me e ditë sa është rritja”, dëgjohet duke pyetur një gazetar.
Derisa një nga Bordi i ZRrE-së ka thënë se vendimin do ta sqarojnë në komunikatë.
Ky diskutim ka ardhur pasi Bordi i ZRrE-së ka miratuar të gjitha pikat e rendit të ditës dhe kërkesat për aprovimin e të hyrave të lejuara maksimale për OST, OSSh, dhe FShU