Shefi i ZRrE-së takon përfaqësues të OAK-ut, bisedojnë për ‘rëndësinë e liberalizimit të tregut të energjisë’

19 mars 2025 | 16:37

Kryesuesi i Bordit të Zyrës Rregullatorit për Energji, Ymer Fejzullahu, dje ka zhvilluar një bashkëbisedim me përfaqësuesit e Odës Amerikane të Kosovës (OAK), ku është diskutuar për kërkesat dhe sfidat e biznesit në sektorin e energjisë.

Shefi i ZRrE-së ka theksuar rëndësinë e liberalizimit të tregut të energjisë.

Njoftimi i plotë i ZRrE-së

Kryesuesi i Bordit të ZRtE-së merr pjesë në takimin me përfaqësuesit e Odës Amerikane të Kosovës

Kryesuesi i Bordit të Zyrës Rregullatorit për Energji , z. Ymer Fejzullahu, mori pjesë më 18 mars 2025 në një bashkëbisedim me përfaqësuesit e Odës Amerikane të Kosovës. Ky takim kishte për qëllim diskutimin e kërkesave dhe sfidave të biznesit në sektorin e energjisë, me një fokus të veçantë  procesin e liberalizimit të tregut të energjisë.

Gjatë këtij bashkëbisedimi, Kryesuesi i Bordit të ZRrE-së theksoi rëndësinë e liberalizimit të tregut të energjisë, duke e parë këtë proces si një hap të domosdoshëm për rritjen e konkurrencës dhe ofrimin e mundësive më të mira për konsumatorët dhe bizneset. Ai theksoi se ky proces është jetik për zhvillimin afatgjatë të sektorit të energjisë në Kosovë dhe për krijimin e një ambienti të favorshëm për investime.

Kryesuesi i Bordit dëgjoi me vëmendje kërkesat dhe shqetësimet e përfaqësuesve të bizneseve të pranishëm në këtë takim. Diskutimi ishte konstruktiv dhe u theksua rëndësia e bashkëpunimit të mëtejshëm ndërmjet ZRRE-së dhe sektorit privat, me qëllim sigurimin e një tregu energjetik të qëndrueshëm, të hapur dhe konkurrues.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se janë…