Shefi i Zyrës i BE-së përkrah ministrin Murati: Duhet të dihet kush ka përfituar më së shumti nga pakoja e qeverisë
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati dje gjatë ditës ka publikuar listën e 50 bizneseve që kanë përfituar më së shumti nga 60 milion eurot që kishte ndarë Qeveria Hoti në kuadër të Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike.
Pas publikimit të listave kanë reaguar fytyra politike në vend, derisa, Muratit i ka reaguar edhe ish-ministrja Hykmete Bajrami.
Megjithatë, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog e ka përkrahur vendimin e publikimit të 50 bizneseve që përfituan më së shumti nga 60 milion eurot e ndara nga Qeveria Hoti në kuadër të Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike.
Sipas tij, ky ishte kusht i vendosur nga BE-ja kur u nënshkrua marrëveshja për huanë prej 100 milion eurosh.
“Unë mbështes vendimin e Hekuran Muratit për të publikuar listën e 50 përfituesve më të mëdhenj nga fondet publike të Kosovës. Një hap pozitiv drejt transparencës dhe llogaridhënies. Ky është një kusht për të cilin BE-ja ra dakord me Kosovën kur u nënshkrua marrëveshja e huasë për ndihmë makro financiare prej 100 milion euro”, ka shkruar ai.
Tutje, shefi i zyrës së BE-së ka thënë se masat mbështetëse për bizneset duhet të jenë të gjitha transparente.