Shefi i Zyrës së BE-së: Çështja e të pagjeturve vazhdon të jetë tema më e dhimbshme për kosovarët

18 nëntor 2021 | 20:53

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomaz Szunyog, sot, mori pjesë në hapjen e ekspozitës ‘Më i mirë është varri se sa mos me ditë’.

Szunyog përmes një cicërime në Twitter tha se çështja e të pagjeturve vazhdon të jetë tema më e dhimbshme për kosovarët.

“Çështja e personave të zhdukur në Kosovë, vazhdon të mbetet një nga temat më të dhimbshme për njerëzit e Kosovës. Sot mora pjesë në hapjen e ekspozitës ‘Më i mirë është varri se sa mos me ditë’, e cila më la mbresa të thella”, shkroi shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester United dhe Chelsea janë të gatshëm që t’i futen…