Shefi i Zyrës së BE-së mirëpret miratimin e Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike
12 tetor 2020
| 14:03
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, është shprehur i lumtur pas miratimit në parim të Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike.
“I lumtur që Kuvendi i Kosovës përfundimisht arriti që me sukses ta kalojë Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike në lexim të parë”, ka shkruar ai në “Twitter”.
Ai shpreson që deputetët do t’i kenë parasysh komentet e bëra nga BE-ja dhe aktorët tjerë ndërkombëtar në punën për finalizimin e këtij projektligji të domosdoshëm.