Shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog uron Kurtin: Jemi gati të thellojmë bashkëpunimin BE – Kosovë
22 mars 2021
| 22:24
Shefi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog ka uruar kryeministrin e ri të Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Ai ka thënë se Zyra e BE’së në Kosovë do të vazhdojë të mbështesë progresin e Kosovës me të gjitha kapacitetet e saj.
“Urime kryeministrit të sapozgjedhur të Kosovës, Albin Kurti. Jemi gati të thellojmë bashkëpunimin BE-Kosovë, për një qeveri të hapur dhe efektive që adreson me shpejtësi çështjet me rëndësi jetike për Kosovën. Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë do të vazhdojë të mbështesë progresin e Kosovës me të gjitha kapacitetet e saj”, ka shkruar Szunyog në Twitter