Shefi politik i Hamasit: Izraeli duhet të tërhiqet nga Rripi i Gazës
Shefi politik i Hamasit, Ismail Haniyeh, ka fajësuar Izraelin për ngecjen e armëpushimit, duke thënë se ai refuzon të bie dakord për një tërheqje të plotë të forcave izraelite nga Gaza.
Ai këto komente i ka bërë në një intervistë me transmetuesin turk “A News” në fundjavë.
“Pavarësisht dhjetëra seancave dhe komunikimeve të shkëmbyera nëpërmjet ndërmjetësve tanë, armiku sionist deri në këtë pikë nuk ka rënë dakord për një armëpushim në Gaza. Gjithçka që ata duan është kthimi i robërve në mënyrë që ata të mund të vazhdojnë luftën në Gaza – dhe kjo nuk mund të jetë”.
“Ata duan që Hamasi dhe rezistenca të bien dakord për hartat që i referohen dislokimit të ushtrisë izraelite, sikur të thonë se ne po legjitimojmë pushtimin e Rripit. Duhet të ketë një tërheqje të plotë nga Rripi i Gazës”, ka thënë ai, shkruan “Al Jazeera”.