Shefi i ‘Starbucks’-it lë firmën pas 36 vjetësh

05 qershor 2018 | 10:39

 

Biznesmeni amerikan, Howard Schultz, udhëheqës ekzekutiv i zinxhirit të dyqaneve të kafesë “Starbucks”, do ta largohet nga kompania pas gati katër dekadash.

Schultzi ka thënë se do të japë dorëheqjen më 26 qershor.

Ky veprim ka nxitur pyetje rreth ambicieve të tij politike.

Në një intervistë për gazetën “New York Times”, Schultz nuk e ka përjashtuar kandidimin për president, raporton “Rel”.

“Një nga gjërat që dua të bëj në kapitullin tim të ardhshëm është të kuptoj nëse ka një rol për mua”, ka thënë ai.

Schultzi, 64 vjeç, ka nisur të punojë për “Starbucks” qysh në vitin 1982, si drejtor i operacioneve dhe marketingut.

Ai e ka udhëhequr bordin e kompanisë qysh më 1985.

Gjatë punës së tij në kompani, “Starbucks” është rritur nga 11 dyqane në më shumë se 28 000 në gjithë botën, ndërsa çmimi i aksioneve është rritur për 21 000 për qind.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli,…