Shefi ua rrit pagën minimale punonjësve në 70 000 dollarë në vit
27 shtator 2019
| 11:40
Një shef që uli pagën e vet për t’ua rritur punonjësve katër vjet më parë, tani po e bën sërish.
Dan Price, kreu i Gravity Payments, me bazë në Seattle, ka bërë me dije se të gjithë të punësuarit në kompaninë e tij të re Boise në Idaho do të fitojnë një pagë minimale vjetore prej 70 000 dollarësh deri në vitin 2024.
“Ne premë shiritin e zyrës së re të Gravity Payments dhe njoftuam se punonjësit do të fitojnë minimalisht 70 mijë dollarë në vit”, ka shkruar Price në “Twitter”.