Shefik Sadiku: Marsi i vitit 1981 ishte vazhdimësi e punës çlirimtare të popullit shqiptarë të Kosovës nga pushtuesit jugosllavë

27 mars 2024 | 12:26

Më 26 mars është shënuar 43 vjetori i demonstratave të vitit 1981!

Shkruan: Shefik Sadiku, kryetar i Shoqatës së Burgosurve Politikë të Kosovës.

– Muaji Mars 1981 ishte vazhdimësi e punës çlirimtare të popullit shqiptarë të Kosovës nga pushtuesit jugosllavë!

– Respekt për gjithë pjesëmarrësit dhe ata që ishin në vijën çlirimtare, para e pas kësaj date, që kanë dhënë kontributin e tyre për masovizimin dhe jetësimin e Kosovës Republikë!

– Lavdi dëshmorëve të të gjitha periudhave çlirimtare!

Universiteti i Prishtinës (pjesë e të cilit ishin studentët e Fakulteteve dhe të Shkollave të larta, këto të fundit ishin në disa qytete si në: Mitrovicë, Gjakovë, Pejë, Prizren dhe Gjilan) kishte një numër të madh të studentëve, të cilët jetonin në kushte të vështira sociale. Shumica e studentëve vinin nga vise të largëta për të studiuar duke i përfshirë edhe studentët shqiptarë nga Maqedonia, Mali i Zi dhe nga Kosova Lindore.

Faktorët kryesor që i detyronin studentët të jenë të pa kënaqur me pozitën politike të shqiptarëve në ish-Jugosllavi ishin: Pushtimi klasik i viseve shqiptare, shfrytëzimi ekonomik, kushtet e rënda sociale, shkelja e të drejtave elementare, si në Punësim, Kulturë, Arsim, Sport, ndalimi i kontakteve dhe lëvizja e lirë të popullit tonë etj. Sidomos krahasimi me kushtet e studentëve në Jugosllavi, p.sh. Studentët e Serbisë merrnin “Kredi” nga Serbia (në shumën në dinarë) 9 herë më të lartë se, sa studentët nga Kosova! Studentët e Serbisë merrnin edhe “Bursa” kurse shqiptarët në numër më të vogël, edhe këtu dallimi ishte po ashtu i madh. Ndalimi i Literaturës për lexim të lirë, ndalimi i kontakteve me Shqipërinë, burgosjet e Studentëve, siç ishin më 1975 në krye me Adem Demaçin dhe në vitin 1979, krijimi i grupeve armiqësore etj. Me fjalë tjera Shteti Jugosllav e sidomos Republika e Serbisë, nuk pajtohej që Shqiptarët të kenë zhvillim normal të jetës, sepse duhet të mbesin “Robër” të përjetshëm të shovinizmit Serb!…

…Duke i parë rrethanat që u përshkruan më lartë, disa studentë që kishin bashkëbiseduar në mes vete (sidomos me 9 e 10 mars, që më 11 mars të protestohet! E zgjodhën si datë, sepse ishte ditë e Mërkure, mesi i javës gjithë studentët ishin në Prishtinë, 1/R.G/M.M dhe shokët e tyre!) vendosën që më 11 mars të grumbullohen nga Konvikti nr. 3 e të nisen për te Mensa e Studentëve, ku do të mbërrinin në ora 19.00. Kështu edhe kanë vepruar, janë nisur nga Konvikti në drejtim të mensës: Gani Koci, Murat Musliu, Selim Geci, Kadri Kryeziu, Januz Januzaj, Bedri Deliu dhe Ramadan Gashi.

1/R.G/M.M dhe shokët e tyre! (Ramadan Gashi, Murat Musliu dhe shokët tyre!)

Këta studentë kishin bashkëbiseduar edhe me studentë tjerë, të cilët e merrnin si shkak të pakënaqësisë “pritjen e stërzgjatur në radhë për tu ushqyer”, me orë të tëra!

Për pak çaste grupi është konsultuar se si të veproj, pasi ende nuk kishte grumbullim aq të mjaftueshëm të studentëve dhe, tash po funksiononin edhe vijat në katin e parë për ndarje të ushqimit. Pas diskutimeve, është vendosur të veprohet sipas planit të mëparshëm, por fillimisht të kontaktohej udhëheqësi i mensës për të biseduar lidhur me kushtet dhe zhvillimet në mensën e studentëve. Ashtu edhe u veprua, kur disa nga grupi u futën brenda, në hapësirat e mensës për të biseduar, por askush nga udhëheqësit e “Qendrës Studentore”, nuk doli me biseduar me ta! Në atë mbrëmje dhe në ato momente ka filluar “përmbysja e pjatave dhe e karrigeve” nga shumë studentë. Pas disa minutave turma e studenteve është grumbulluar në oborrin e mensës dhe është nisur drejtë qytetit për të shprehur revoltën e filluar në mensë.

Studentët e filluan marshimin drejtë qytetit (rreth 200 – 300 studentë), duke i brohoritur Parulla të ndryshme: përgjatë  rrugës “Ramiz Sadiku”. Masa është kthyer në të majtë të rrugës, prapa Fakultetit Juridik, për të dalë në sheshin e qytetit, ku ka vazhduar deri te Komiteti Krahinor i LKJ-së. Aty turma është ndalur për pak kohë dhe ka brohoritur parullat: “Duam kushte”, “Barazi për shqiptarët”, “Lironi shokët nga burgu”, “Liri për Adem Demaçin” dhe të burgosurit politik , “Bashkim”, “Poshtë borgjezia” etj. Është brohoritur edhe parulla “Kosova Republikë”, por, me një brohoritje sporadike, sepse kishte mëdyshje se mos është herët për këtë “kërkesë”. Pastaj, masa ka lëvizur drejt rrugës, për tu kthyer kah Fakulteti Filozofik. Kur ka arritur afër ndërtesës së Fakultetit, është ballafaquar me kordon të milicisë, të cilët kanë  reaguar me gaz lotsjellës. Milicia ka dashur ta pamundësojë që masa të bashkohej me grupin tjetër shumë më të madh të studentëve, që ishin mbledhur te udhëkryqi, afër Mensës së Studentëve, për të protestuar. Studentët, të shpërndarë nëpër grupe të vogla, kanë depërtuar dhe ju kanë bashkuar turmës pranë Mensës…  2/R.G/M.M dhe shokët e tyre!

Masës së tubuar iu drejtuan disa studentë me fjalime që demaskonin politikën anti-shqiptare që ushtronte Serbia, shovinizmi i së cilës fshihej prapa Federata Jugosllave.

Demonstrata që filloi në orën 19:00, më 11 mars. vazhdoi deri në orët e hershme të mëngjesit të 12 marsit, ku me intervenimin brutal të forcave të milicisë u shpërndanë demonstruesit.

Pushtetarët për ngjarjet e 11 Marsit, kanë qenë të kujdesshëm në vlerësim Politik. Demonstratat i vlerësuan si prishje të rendit dhe qetësisë publike, nga një grup i studentëve. Qetësia, e krijuar më pastaj për disa ditë, ishte sa për të përfituar në kohë, në mënyrë që t’i identifikonin dhe t’i ndëshkonin studentët organizues dhe ta pamundësonin vazhdimin e demonstratave tjera.

2/R.G/M.M dhe shokët e tyre! (Ramadan Gashi, Murat Musliu dhe shokët tyre!)

Studentëve që ishin në organizim të Demonstratës së 11 marsit iu bashkuan edhe një numër i madh në bashkëorganizim për Demonstrimin e 26 marsit si: Ali Lajçi, Bajram Kosumi e shumë individ e grupe Ilegale për pushtuesit…Këta Studentë në natën e 25 marsit i kanë shkruar parullat, e hartuan tekstin e tyre me Kërkesa Politike, që do t’i publikonin në ditën e nesërme para Studentëve Demonstrues!

Më 26 mars 1981, duhet të theksohet se pjesëmarrja e studentëve, djem e vajza, ishin të bashkuar në oborrin e Qendrës së Studentëve!

Më 26 mars, Demonstratat ishin masive, parullat kryesore ishin: “Kosova Republikë”, “Jem Shqiptarë e s’jemi Jugosllav”, “Kushtetutë ja me hatër ja me Luftë”! Si që po shihet ishin kërkesa të drejta dhe të ligjshme, ishte bashkimi i të gjitha trojeve shqiptare në Jugosllavi me shtetin amë, Shqipërinë.

Pikërisht, më 26 mars vjen në Prishtinë, një provokim i ri për shqiptarët dhe për studentët, “Stafeta e Titos”, satrapit dhe antishqiptarit, i cili i printe shtypjes barbare të populli tonë, ai i mbante dy poste, Kryetar i RSFJ-së dhe Sekretar i Komitetit Qendror të Lidhjes Komuniste Jugosllave, nga kjo kuzhinë politike, shovinistët serb i realizonin qëllimet politike antishqiptare, pra nëpër mes mekanizmave politik dhe shtetëror, i shfrytëzonin mekanizmat ekzekutues, siç janë: Milicia, Sigurimi shtetëror (UDB-ja) dhe ushtria jugosllave (KOS-i), për t’i ngulfatur demonstratat, gjë që edhe kanë vrarë shumë demonstrues … Më 26 mars organizimi dhe revolta e studentëve tregoi se do të intensifikohet rezistenca dhe përkushtimi për arritjen e qëllimit – deri në Fitore të Lirisë. Revolta studentore, klasa punëtore dhe Qytetarët e Prishtinës, demonstratën e shndërruan në kryengritje gjithë popullore, e shfaqur më 26 mars, e cila do të vazhdoj më 1 prill, ku para Demonstruesve do të paraqitet një punëtorë me kërkesa politike, hipur në Lis, para Komitetit Krahinor të Lidhjes Komuniste, i cili do t’i drejtohet masës së pranishme për kërkesat politike si të drejta dhe të arsyeshme për barazinë e Popullit Shqiptarë me Popujt tjerë në Ballkan…Liria i takon edhe popullit Shqiptarë… Këtë punëtorë dhe shoqëruesin e tij në Bli nuk e njihte masa e demonstruesve por, më vonë e kuptuan se ai ishte, Hydajet Hyseni, udhëheqës i lartë (i organizatës ilegale për pushtuesit) Grupi Revolucionar i Kosovës – OMLK-së dhe, shoqëruesi i tij, Kadri Batusha…

Demonstrata vazhdoi edhe me 2 prill, e cila do të shtypet me dhunë, por kjo revoltë u shtri në të gjitha qytetet e Kosovës, duke u shndërruar në demonstrata masive popullore….

Pushteti jugosllav e shpalli gjendjen e luftës, e cila në Kosovë, nuk është pezulluar prej 8 shkurtit 1945!…

Kryesia e Jugosllavisë, Qeveria Federative dhe Komitetit Qendror LKJ demonstratat u cilësuan irredentiste, nacionaliste madje edhe kundër revolucionare.

Në këtë frymë i vlerësonin demonstratat gjithë popullore edhe udhëheqësit politikë të Kosovës si:

Fadil Hoxha, para aktivit politik të Prishtinës, më 3 prill 1981, pos tjerash thotë: “Demonstratat qenë orientuar në radhë të parë kundër popullit shqiptar”, prej gojës së tij rrjedhin fjalët më të poshtra që mund t’i thoshin shovinistët jugosllav e serb me gjuhën e tyre fyese kundër shqiptarëve dhe demonstruesve, duke i quajtur si: Plehu i Kosovës, Bira e miut 300 grosh, “Hajna të Kosovës”etj.

Demonstratat i cilësoi si armiqësore, kontrarevolucionare, armiqësisht të orientuara kundër vëllazërim bashkimit të Kombeve dhe Kombësive të Jugosllavisë.

Fjalimi i Fadil Hoxhës u botua në shtypin e kohës si dhe u transmetua drejtpërsëdrejti nga të gjitha stacionet e RTV-ve të Jugosllavisë, nëpër mes TANJUG-ut!

Xhavit Nimani, Kryetar Kryesisë së “KSAK”, deklaron: …Kundër veprimtarisë armiqësore do të ndërmerren të gjitha “masat ndëshkuese”!…

Azem Vllasi, anëtarë i Kryesisë së LSPP-së të Kosovës, më 13.4.1981, deklaron:

…Demonstratat janë armiqësore dhe eskalacion e veprimtarisë kundërrevolucionare!…

Mahmut Bakalli, Sekretar i Komitetit Krahinor të Lidhjes Komuniste, deklaron…Parulla “Kosova Republikë” në esencë fshehë në vetvete aspiratat Irredentiste dhe Armiqësore!…

Ky ishte mjerimi i politikanëve nga Kosova, të cilët ishin në shërbim të politikës pushtuese jugosllave, si: Ali Shukria, Mehmet Hoxha, Veli Deva, Xhevdet Hamza, Sinan Hasani, Kolë Shiroka, Mehmet Maliqi, Remzi Kolgeci, Rrahman Morina, e shumë e shumë të tjerë. Kjo ishte pasqyra zyrtare e politikës së Kosovës në vitin 1981!

Kërkesat e Rinisë dhe të popullit shqiptarë ishin të drejta, ishin të ligjshme, mirëpo, pushtuesit i trajtuan dhe i kualifikuan si kërkesa “kundër revolucionare dhe armiqësore”. Politikanët e Kosovës dhe Autonomistët, kaluan në planin politik dhe operativ të Serbisë, e sidomos pas mbajtjes se fjalimit të “famshëm” të Fadil Hoxhës, Anëtar i Kryesisë së RSFJ-së, para “Aktivit Politikë” të Kosovës me fyerjet më të rënda i gjykoi “Kërkesat” e Demonstruesve dhe të popullit Shqiptarë. Gjithashtu, kërkonte që të dënohen të gjithë ata, të cilët janë kundër “Bashkimi – Vëllazërimit” të Kombeve e Kombësive të Jugosllavisë! Demonstruesit i quajti, kundër revolucionar, Irredentistë e armiq të përbetuar, të cilët duan ta shkatërrojnë Shtetin jugosllav, ata janë bijtë e Ballistëve, Fashistëve, etj…

Në Demonstratat e vitit 1981, nga dhuna e milicisë jugosllave, janë vrarë nëntë Demonstrues.

Janë plagosur me qindra sosh, këtu duhet të veçohen personeli shëndetësor në Spitalin e Prishtinës të cilët u treguan shumë human ndaj demonstruesve të plagosur…

Okupatori u ringjallë me këto organe, të cilat ishin Urdhërdhënëse, për vrasje, dënime e diferencime ideopolitike e ndjekje të Popullit Shqiptarë:

– Kryesia e RSFJ-së,

– Qeveria e RSFJ-së

– Komiteti Qendror i LKJ-së,

– Komitetet Qendrore i Lidhjes Komuniste të Republikave e sidomos Lidhja Komuniste e Serbisë, dhe Komitetet Krahinave të Lidhjes Komuniste, (duke i përfshirë Kosovën e Vojvodinën).

– Armata e Jugosllavisë, UDB-ja, KOS-i, Milicia, Prokuroria, Gjykatat, për t’i vrarë, burgosur, torturuar e dënuar, Rininë Shqiptare.

Duhet të theksohet se Politika zyrtare e Shtetit Amë, Shqipërisë ishte në përkrahje të Kërkesave për Liri të Popullit Shqiptarë në jugosllavi, po ashtu e përkrahën edhe Kërkesën Kosova Republikë, e cila më vonë do të realizohet!…

Sa do që intensifikohej dhuna dhe terrori nga pushtuesit, Populli Shqiptarë nuk hoqi dorë nga rruga e Lirisë, edhe pse ishin të vetëdijshëm se, Çmimi i Lirisë, do të jetë i shtrenjtë!

Demonstratat do të përsëriten vit pas viti, Studentë e Popull, gjer në daljen në Skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kapitullimin e Ushtrisë jugosllave-serbe në Kumanovë kur e nënshkruan marrëveshjen me NATO-n, më 10.06.1999!

Urime bashkëveprimtarëve dhe popullit shqiptarë.

 

May be a black-and-white image of 5 people and crowd

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe turmë

Mund të jetë një imazh i 2 persona

Mund të jetë një imazh i amë e biletës dhe teksti

Mund të jetë një imazh bardhezi i 4 persona dhe turmë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një skandal ka prekur agjencinë më të lartë ligjzbatuese në…