Shefja e BE-së në Kosovë vëzhgon procesin zgjedhor në veri
19 maj 2019
| 11:46
Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka thënë se zgjedhjet në veri janë shumë të rëndësishme për Kosovën.
Ajo ka theksuar se ka vërejtur një proces të mirë por ka dhënë vërejtje rreth listave të votimit, raporton “Klan Kosova”.
Apostolova ka thënë më tej se shpreson që asnjëri nga kryetarët që do të zgjidhet nuk do të japë dorëheqje ashtu siç ka ndodhur herën e kaluar, për shkak që Bashkimi Evropian ka shumë fonde për të dhënë për gjithë Kosovën dhe natyrisht edhe për veriun.