Shefja e BE-së: Synimi ynë është zgjerimi

06 tetor 2021 | 14:59

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë në një konferencë për media se mesazhi i Komisionit Evropian  për Ballkanin Perëndimor është shumë i qartë.

“Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës së njëjtë sikurse është Bashkimi Evropian. Ne ndajmë historinë e njëjtë, interesat e njëjta dhe jam e bindur edhe ndajmë edhe fatin e njëjtë. Bashkimi Evropian nuk është i kompletuar pa Ballkanin Perëndimor”, ka deklaruar ajo në Bërdo të Sllovenisë, duke thënë se do të punojë për të shtyrë përpara procesin e anëtarësimit të këtij rajoni në bllokun evropian.

Ajo ka thënë se gjatë vizitave që ka realizuar në vendet e Ballkanit Perëndimor javën e kaluar, ka vërejtur padurimin e qytetarëve si pasojë e zgjatjes së procesit të anëtarësimit.

“Unë e kuptoj këtë”, ka thënë ajo, duke vënë theksin te nevoja e bërjes së reformave në këto vende, ndonëse, sipas saj, në disa fusha përparimi është i vërejtshëm.

Ajo ka përmendur në veçanti faktin e mosnisjes së bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, dhe ka thënë se gëzohet që të mërkurën është trajtuar kjo çështje me qëllim të sqarimit të procesit dhe të tejkalimit të dallimeve që ekzistojnë mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, e cila ka vënë veto.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci,…