Shefja e Emergjencave në Zyrën e OBSh-së: Në Kosovë pritet shtim i rasteve me COVID
18 prill 2020
| 08:04
Shefja e Emergjencave në Zyrën e OBSh-së në Kosovë, Isme Humolli, ka vlerësuar se situata me COVID-19 po menaxhohet shumë mirë në Kosovë. “Duke u bazuar në faktin e situatës aktuale, kapaciteteve që ka Kosova dhe nëse shkojmë sipas vlerësimit të tetë shtyllave të OBSh-së, mund të themi lirisht se situata është duke u menaxhuar jashtëzakonisht mirë dhe me një përkushtim shumë të lartë. Mirëpo, për të arritur deri te suksesi i dëshiruar dhe objektivat, është shumë e mirëseardhur dhe e dëshirueshme bashkëpunimi me qytetarët”.
Humolli në “Klan Kosova” ka thënë se pritet rritje e numrit të rasteve me virusin “Korona” gjatë javës së ardhshme, pastaj duhet të ketë rënie graduale të numrit.