Shefja e kabinetit të Alban Hysenit punëson motrën në komunë
Ajsun Abdullahu- Sadiku, shefe e kabinetit të kryetarit të Gjilanit, Alban Hyseni, ka punësuar motrën në komunë.
Gazeta “Insajderi” ka marrë vesh se motra e saj, Ajsel Abdullahu është punësuar në Drejtorinë për Kadastër.
Ajsel Abdullahu ka nisur punë në Drejtorinë për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë – Gjilan këtë muaj. Këtë e ka bërë me dije vet ajo në profilin e saj në “Facebook”.
“Insajderi” ka mësuar se e njëjta është motra e shefes se kabinetit të Hysenit, Ajsun Abdullahu Sadiku.
Afërsinë familjare me shefen e Hysenit e vërteton edhe një shkrim e saj për motrën e vetë që e ka publikuar në rrjete sociale.
Lidhur me punësimin në fjalë, “Insajderi” ka pyetur edhe drejtorinë për Kadastër, Gjeodozi dhe Pronë, Bekim Salihu i cili nuk ka pranuar të deklarohet për rastin në fjalë.
“Pyetjet ju lutem drejtoni të personelit që merret me punësime”, ka thënë ai shkurt.