Shefja e misionit të BE-së: Vuçiqi ka ndërhyrë në zgjedhjet e Kosovës

12 shkurt 2025 | 11:16

Shefja e Misionit të Bashkimit Evropian për Vëzhgimin e Zgjedhjeve në Kosovë (EOM), Nathalie Loiseau, ka deklaruar se Serbia ka ndërhyrë në procesin zgjedhor të Kosovës, më 9 shkurt.

Ajo ka thënë se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq dhe zyrtarë të tjerë nga Beogradi, kanë bërë presion që të votohet një listë e caktuar.

“Ka aspekte pozitive, së pari ka shumëllojshmëri listash, duke përfshirë edhe në veri, kështu që ka shumë mundësi për votuesit, dhe votuesit që vijnë jashtë Kosovës, do të mund të votojnë lehtësisht si në zgjedhjet e mëparshme, pavarësisht thashethemeve”.

“Do të isha më negative në lidhje me raportet për presionet që vijnë nga Serbia për të votuar për një listë të caktuar. Kemi dëgjuar zyrtarë të Serbisë që mbështesin një listë të caktuar, e cila është ndërhyrje në procesin zgjedhor”, ka thënë Loiseau.

Ndër tjera, ajo ka shtuar se presidenti serb Aleksandër Vuçiq dhe zyrtarë të tjerë nga Beogradi, kanë bërë presion që të votohet një listë e caktuar.

“Kemi dëgjuar rregullisht presidentin (serb) Vuçiq, por edhe anëtarë të tjerë nga qeveria ose parlamenti i Serbisë, duke u thënë votuesve se duhet të votojnë për një listë të caktuar, dhe kjo nuk duhej të kishte ndodhur”, ka thënë Loiseau për “Kosovapress”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për herë të parë Gjesti ka parë dhe ka dëgjuar…