Shefja e re e UNDP-së zotohet për vazhdim të përkrahjes ndaj Kosovës
04 maj 2018
| 16:49
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur të premten në takim shefen e re të UNDP-së, Ulrika Richardson-Golinski.
Duke i dëshiruar mirëseardhje shefes së re të UNDP-së në Kosovë, presidenti Thaçi ka thënë se kjo organizatë ka bashkëpunim të shkëlqyer me institucionet e Kosovës dhe ka kontribuar me projekte të rëndësishme për vendin tonë.
Presidenti Thaçi, ka theksuar se UNDP-ja do ta ketë gjithmonë mbështetjen e tij.
Edhe shefja e re e UNDP-së, Ulrika Richardson-Golinski është shprehur e kënaqur me rolin e kësaj organizate në Kosovë dhe është zotuar se do të vazhdojnë të japin kontributin e tyre.