Shefja e UNMIK-ut mirëpret masat për uljen e tensioneve në veri
Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, ka mirëpritur masat për uljen e tensioneve në veri të Kosovës, duke përfshirë heqjen e barrikadave.
Ziadeh ka theksuar rëndësinë e rifillimit të bisedimeve për normalizim të marrëdhënieve.
Ajo ka vlerësuar përpjekjet e të gjitha palëve, përfshirë partnerët ndërkombëtarë, për të garantuar sigurinë e qytetarëve të të gjitha komuniteteve në Kosovë.
Ziadeh ka theksuar rëndësinë e mbajtjes së zotimeve dhe të rifillojnë pa vonesë bisedimet për adresimin e plotë të çështjeve të pazgjidhura dhe normalizimin e marrëdhënieve.
Ajo ka shprehur vlerësimin e saj për vendosmërinë e palëkundur të partnerëve ndërkombëtarë për të nxitur dialogun në ndjekje të sigurisë dhe stabilitetit, në respektim të plotë të mandatit të tyre.