Shefja e UNMIK-ut pas vrasjes së gruas në Ferizaj: Humbje për familjen, por edhe plagë për të gjithë shoqërinë
13 prill 2024
| 09:07
Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, ka thënë se rasti i fundit i femicidit në Kosovë paraqet një rast tjetër të mjerueshëm të një jete të shuar në mënyrë të pakuptimtë.
Kjo vdekje, sipas saj, “është një humbje e pakthyeshme për familjen e gruas, por është gjithashtu një plagë për të gjithë shoqërinë”.
Ajo u kërkoi autoriteteve të sigurojnë drejtësi të shpejtë.
“UNMIK-u solidarizohet dhe do të vazhdojë të mbështesë të gjithë individët dhe organizatat që po luftojnë për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave”, shkroi në X shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh.