Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, një porosi politikanëve
24 prill 2020
| 10:16
Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka thënë se takimi i saj me liderët e partive politike në Kosovë nuk do të thotë se pajtohet me pozicionet e tyre. Apostolova në “Twitter” ka thënë se pozicioni i BE-së është se të gjitha veprimet politike duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. “Në lidhje me takimet e mia me udhëheqësit e Kosovës, unë theksoj se takoj të gjitha partitë politike dhe liderët si pjesë e mandatit tim diplomatik. Takimi i tyre nuk do të thotë domosdoshmërisht ta nënshkruaj pozicionin e tyre. Pozicioni i BE-së është se të gjitha veprimet politike duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”, ka thënë ajo.