Shefqet Krasniqi shpallet i pafajshëm
23 mars 2018
| 08:47
Imami i xhamisë së madhe “Mehmet Fatih” në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, është shpallur i pafajshëm dhe është liruar nga të tri akuzat që rëndonin mbi të nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Krasniqi akuzohej për shtytje për terrorizëm, nxitje të urrejtjes dhe shmangie nga tatimi.
Sipas aktakuzës veprën e shtytjes në kryerjen e veprave terroriste Krasniqi e kishte kryer nga viti 2013 deri në vitin 2014.
Kurse atë të shmangies nga tatimit e ka kryer nga viti 2011 deri në vitin 2016.
“Gjykata ka gjetur se nuk ka pasur prova të mjaftueshme për asnjë nga akuzat”, ka thënë kryetari i trupit gjykues, Beqir Kalludra.
Prokurori i rastit ka munguar në shpalljen e aktgjykimit.