Shefqet Shehu i LDK-së nderon dëshmorin Isuf Ahmeti në 26 vjetorin e rënies

03 gusht 2024 | 09:36

Kryetari i Degës së LDK-së në Gjakovë, Shefqet Shehu i shoqëruar nga Ilir Fetahu e Zeqë Tahiri kanë bërë homazhe pranë lapidarit të dëshmorit të kombit Isuf Ahmeti në Stubëll, me rastin e 26-vjetorit të rënjes së tij heroike.

“Në Stubëll, sot nderuam jetën dhe veprën e pedagogut të çmuar, drejtorit të shkollës shumë të respektuar, kryetarit të nëndegës sonë në Ponoshec – veprimtar i dalluar, luftëtarit të paepur të lirisë, Isuf Ahmeti, i cili 26 vjet më parë ra heroikisht në betejë me forcat e okupatorit serb”, ka shkruar ndër tjera kryetari Shehu.

Postimi i plotë i kryetarit Shehu:

Isuf Ahmeti – Dëshmor i Kombit

Ishte shkëndija e lirisë. U bë drita e lirisë. Është ndriçimtari i saj përherë.

Në Stubëll, sot nderuam jetën dhe veprën e pedagogut të çmuar, drejtorit të shkollës shumë të respektuar, kryetarit të nëndegës sonë në Ponoshec – veprimtar i dalluar, luftëtarit të paepur të lirisë, Isuf Ahmeti, i cili 26 vjet më parë ra heroikisht në betejë me forcat e okupatorit serb.

I përhershëm kujtimi për atdhetarin e madh, Isuf Ahmeti!

Lavdi!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pas vrasjes së…