Sheh policinë dhe ikën nga makina, i gjejnë 27 kg kanabis brenda

02 janar 2021 | 11:48

Një 25-vjeçar është arrestuar pasi në makinën të cilën e braktisi u gjetën 27 kg kanabis. Arrestimi i K.K., 25 vjeç, banues në fshatin Barbullojë, Lezhë, u bë nga shërbimet e Policisë Lezhë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.6 Tiranë.

“Më datë 28.10.2020, në afërsi të një lokali në aksin rrugor Mikot-Lezhë nga sherbimet e Policisë Lezhë është bërë ndalimi i një mjeti me drejtues shtetasin K.K., i cili braktisi mjetin dhe u largua. Gjatë kontrollit të mjetit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 27 kg lëndë narkotike canabis sativa, si dhe arrestuan në flagrancë bashkëpunëtorët tij, shtetasi N.T dhe Z.M”, ka njoftuar policia e Lezhës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shkuar për vizitë…