
Shehaj: PD-ja nuk është më e përçarë
Në Shtetet e Bashkuara po mbahet një forum i partive të djathta konservatore ku po merr pjesë edhe Partia Demokratike.
Mes deputetëve demokrat që ndodhen në Uashington për këtë takim është edhe deputeti Agron Shehajn me të cilin Zëri i Amerikës zhvilloi një intervitë gjatë emisionit televiziv Ditari.
“PD në fakt mund të quhej e përçarë kur fillojë procesi, kur fillojë përplasja brenda PD ku kishim dy pjesë që pretendonin se kishin shumicën. Por, pasi u bënë zgjedhjet brenda Partisë Demokratike, pasi votuan anëtarët e PD dhe sidomos pasi votuan edhe votuesit në zgjedhjet e parakohshme u bë e qartë se kush e ka shumicën brenda Partisë Demokratike. Aktualisht që flasim në PD vazhdon të mbetët një fraksion gjithnjë e më i vogël dhe ka një mbështetje gjithnjë e më të vogël brenda PD, po flasim për disa përqindje. Kështu që nuk do ta quaja të përçarë Partinë Demokratike, sigurisht kemi një problem në lidhje me grupin parlamentar brenda Parlamentit të Shqipërisë ku një pjesë e deputetëve të zgjedhur me votat e Partisë Demokratike, me votat e demokratëve, nuk njohin vendimet e demokratëve dhe anëtarësisë edhe vazhdojnë të kenë pretendime, në këndvështrimin tim, të uzurpojnë në njëfarë mënyre, postet që iu takojnë përfaqësuesve të PD-së në parlament siç është kryetari i grupit parlamentar dhe kryetar i partisë më të madhe opozitare në parlament”, ka theksuar Shehaj.