“Sheherzade” bëhet nënë për herë të tretë, zbulohet emri i vajzës

05 nëntor 2021 | 13:00

Aktorja turke, Bergüzar Korel dhe bashkëshorti i saj Halit Ergenç, të cilët u martuan në 2009, janë bekuar me fëmijën e tyre të tretë.

Korel e njohur në Shqipëri përmes rolit të “Sheherzades” ka sjellë në jetë mbrëmjen e djeshme një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Leyla.

Sipas mediave vendase bëhet me dije se Halit, i cili nuk e la partneren e tij në asnjë moment vetëm gjatë lindjes u shoqërua edhe nga 2 fëmijët, Ali dhe Han.

Ndërkohë, pritet që ditët në vazhdim aktorët te ndajnë me ndjekësit foto të vogëlushes pasi të përfundojnë të gjitha procedurat e nevojshme pas lindjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një mesazh nga Ministria Kineze e Tregtisë se është e…