Shehi: Jam befasuar për të mirë në Kosovë

16 dhjetor 2024 | 11:09

Orges Shehi e mori drejtimin e Ballkanit duke e pasuar Artim Pollozhanin, i cili e pati një eksperiencë të shkurtër në Suharekë.

Trajneri shqiptar thotë se ka mbetur i befasuar me kushtet dhe me mirësjelljen që e hasi në Kosovë, ndërsa synon të ketë sukses në futbollin kosovar, pas eksperiencave që i pati në Shqipëri si trajner tek Tirana, Partizani, Skënderbeu dhe te Kukësi.

Në fundjavën që shkoi, Shehi e shijoi fitoren e parë me kampionin e Kosovës duke e mposhtur Llapin (2-1).

“Unë në Kosovë po bëj rreth 10 ditë, e kam marrë drejtimin e skuadrës dy ditë përpara se të luanim ndeshjen e parë dhe dje ishte e dyta që arritëm ta fitonim një ndeshje të rëndësishme. Është një eksperiencë e re pasi nuk kisha ardhur shpesh në Kosovë dhe jam surprizuar për mirë për sa i përket angazhimit të njerëzve, kushteve sa i përket mirësjelljes mikpritjes dhe jam shumë i befasuar për mirë për çfarë gjeta”, ka deklaruar Shehi.

Ballkani aktualisht gjendet 7 pikë prapa Dritës, e cila në fundjavë e humbi derbin e Anamoravës ndaj Gjilanit, duke e hapur kështu garën për titull.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ardita Berisha shpall te pavlefshme diplomen e shkolles SHML Dardania…