Sheholli: 30 mijë pjestarë të UÇK-së gjinden në lista të Sërbisë për arrestim!

06 janar 2024 | 22:46

Drejtori i IAMN Fatmir Sheholli ka deklaruar për kosova.info që Sërbia ka deponuar në të gjithë kalimet kufitare të saj listat e ish pjestarve të UÇK-së me qëllim të arrestimit të tyre.

Sheholli ka pohuar që janë më shumë se 30 mijë emra të pjestarve të UÇK-së që jetojn në Kosovë por edhe në mërgatë që Sërbia i ka në shënjestër për arrestim nëse kalojn kufirin me Sërbi.

Drejtori i IAMN i bënë thirrje të gjithë çlirimtarve të UÇK-së që të shmangin rrugët nepër Sërbi e asesi të mos besojn në matrapaz që i gënjejnë se nuk gjinden në listat për arrestim.

Sheholli ka kërkuar nga institucionet relevante të shtetit të Kosovës që të dalin me apel për ish pjestarët e UÇK-së që mos të kalojn nepër Sërbi dhe ti drejtohen organizatave ndërkombtare me detaje për qëllim e Sërbisë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident i rëndë kishte ndodhur para dy javësh në…