![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/03/sheholli.jpg)
Sheholli: Në Serbi ka filluar shpërndarja e ftesave për shqiptarët mbi 30 vjet që nuk e kanë kryer shërbimin ushtarak!
06 qershor 2023
| 11:21
Zyra e Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike në Beograd ka raportuar të martën se shqiptarëve të Medvegjës që janë mbi 30 vjet e që nuk kanë kryer obligimin ushtarak t’iu dërgohen ftesa që të lajmërohen për kryerjen e shërbimit ushtarak në Serbi.
Sipas drejtorit ekzekutiv të IAMN-it, Fatmir Shehollit, këto ftesa kanë për qëllim që shqiptarëve të Luginës së Preshevës e që jetojnë në Kosovë t’u merret nënshtetësia e Serbisë pasi që është paradoksale t’u dërgohen ftesa për kryerjen e obligimit ushtarak pas moshës 30-vjeçare.
IAMN-i ka shprehur shqetësimin e madh për inicimin e kësaj iniciative nga shteti serb që ka për qëllim të vetëm frikësimin dhe asimilimin e shqiptarëve në Luginë të Preshevës.