Shehu firmos marrëveshje me ushtrinë jordaneze për luftimin e terrorizmit
22 shkurt 2021
| 16:02
Drejtori i lartë i Institutit Demokratik Kombëtar (NDI) për Lindje të Mesme, me bazë në Aman të Jordanisë, Arianit Shehu, ka bërë me dije se ka nënshkruar marrëveshje me Komandën e Armatës së Jordanisë për ndërtimin e kapaciteteve të ushtrisë në luftimin e ekstremizmit dhe terrorizmit në Lindje të Mesme.
Lajmin e ka bërë me dije Shehu nëpërmjet llogarisë së vet në “Facebook”.
“I nderuar sot me nënshkrimin e marrëveshjes me Komandën e Armatës Jordaneze për ndërtimin e kapaciteteve të ushtrisë në luftimin e ekstremizmit dhe terrorizmit në Lindje të Mesme”, ka shkruar ai.