Shehu: Jam e t’merruar nga vendimi i gjykatës së Hagës
Drejtoresha e Shëndetësisë në komunën e Gjakovës, Adelina Shehu, është ndier e fyer kur në “emër të popullit”, është dënuar Sali Mustafa nga Gjykata e Hagës.
Shehu ka ndarë dhimbjen me gruan e “Calit”, Vlorën si dhe Bunën e Skifterin.
“E t’merruar nga vendimi i gjykates në Hagë!!!
Shoqja jem Vlora Sopi Mustafa mbas shume dhimbjeve tu hap edhe një plaga sot”, ka shkruar Adelina Shehu në profilin e saj në “Facebook”.
Postimi i plotë i Shehut:
E t’merruar nga vendimi i gjykates në Hagë!!!
Shoqja jem Vlora Sopi Mustafa mbas shume dhimbjeve tu hap edhe një plaga sot.
Familja e juaj Sopi dhatë shume per ketë Kosovë, qe ne sot e gëzojmë, jepe trimin, Sokolin vëllain e 6 motrave, ju u plagoset dhe mbete invalid, sot e more edhe ketë goditje per ta trashëguar tek fëmijët tuaj.
Sa na mërziti ky lajmë sot !
Ti, Buna, Skifteri do na keni mbështetje gjithë jetën sepse Cali nuk e kursej veten as familjen per të ardhmen tone e ne e kem obligim ndaj jush. Ndihuni krenar sot!
Shoqja jem Motra jem,
Në emer të popullit të Kosovës nuk u denua sot Cali po në emrin e juaj HORRA të SERBISË!
Lavdi e përjetshme luftës së CALIT dhe UÇK-së!