Shehu për situatën në veri: Pas incidenteve në veri fshihet Rusia

26 shtator 2023 | 15:18

Ish-ministri i Jashtëm dhe njëherazi deputeti i PD, Tritan Shehu, i ftuar në studion e News24 ka folur në lidhje me tensionet e krijuara së fundmi në Veri të Kosovës.

Ai u shpreh se “ledhatimi i agresorit” nuk sjell asgjë të mirë, duke iu referuar trajtimit të Serbisë pas incidentit nga komuniteti ndërkombëtar.

Sipas tij pas këtyre incidenteve fshihen duart e Rusisë, e cila kërkon të krijojë një vatër të re konflikti, por edhe të largojë vëmendjen nga situata në Ukrainë.

Ai shtoi se deklarata e Vuçiç ishte luftënxitëse, kur presidenti serb tha se edhe nëse vriten të gjithë Beogradi nuk do e njohë pavarësinë e Kosovës.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të martën është shënuar 25-vjetori i masakrës së Abrisë, ku…