Shehu: Varianti Delta i rrezikshëm, vaksinimi e vetmja mënyrë për t’u mbrojtur
07 gusht 2021
| 09:09
Hulumtuesi shkencor në universitetin amerikan “Johns Hopkins”, Arbër Shehu, ka thënë se varianti Delta po përhapet me shpejtësi në SHBA ashtu si edhe në shumë vende të tjera të botës.
Ai në “Edicionin Special” në Klan Kosova, ka thënë se e vetmja mënyrë për t’u mbrojtur nga ky variant i rrezikshëm i Covid-19 është vaksinimi me vaksinat që janë në dispozicion.
“Hulumtimet e fundit kanë treguar që vaksinat që janë në dispozicion fatmirësisht janë efektive ndaj variantit Delta. Nëse qytetarët e marrin vaksinën atëherë gjasat që të mbrohen nga ky variant janë shumë të larta. E vetmja alternativë në këtë rast është vaksinimi që ka treguar efektivitet shumë të lartë edhe ndaj këtij variant”, ka theksuar Shehu.