Sheila ndan Kledin nga e dashura, si nisi romanca mes dy ish-banorëve të BBV

26 dhjetor 2021 | 15:53

Këngëtarja Sheila Haxhiraj dhe modeli e sportisti Kledi Hysa, të cilët janë ish banorët e “Big Brother VIP” janë përfolur për një lidhje të mundshme me njëri-tjetrin. Pak ditë më parë ata janë parë shumë të afërt dhe duke shkëmbyer puthje e përqafime me njëri-tjetrin.

Së fundmi dyshja janë kapur sërish “mat”, ku shfaqen të përqafuar me njëri-tjetrin në sheshin “Skënderbej”. Ndërkohë, këngëtarja dhe modeli ende nuk kanë folur për një lidhje dashurie mes tyre, edhe pse tashmë është e sigurt se pas daljes nga shtëpia e “Big Brother Vip”, një romancë e bukur ka nisur me tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Big Mama në një lidhje live në Fun Club tha…