“Shell”-i dhuron 27 laptopë për shkollën fillore “Faik Konica”
Duke parë problemet e vazhdueshme të cilat po shkaktohen në proceset mësimore si rezultat i Covid-19 dhe pas kërkesës nga kryetari i Këshillit drejtues të shkollës fillore “Faik Konica”, Kushtrim Demiri, “Shell Kosova” iu ka bashkangjitur iniciativës për të dhuruar donacion 27 laptopë nga një për secilën klasë.
Nëpërmjet kësaj iniciative “Shell Kosova” ka ndjerë obligim që t’i ndihmojë mësimdhënësit e shkollës fillore “Faik Konica” në Prishtinë dhe t’ua lehtësoj zhvillimin e mësimit edhe në formë virtuale.
Iniciativa për donacione nuk kanë munguar as në të kaluarën nga “Shell Kosova” ku gjithmonë kanë qenë të gatshëm për të kontribuar në projekte të ndryshme me karakter lehtësimi dhe zhvillimi për shoqërinë tonë drejt shtegtimit të tyre për sukses.