Shell ndihmon sektorin e bujqësisë në Kosovë me zbritje në karburante
Të gjithë bujqit e Republikës së Kosovës, prej datës 11/09/2018 mund të furnizohen në të gjitha pikat Shell, ku do të përfitojnë 4% zbritje në produktin nafte, kjo iniciative për përkrahje të bujqve do të vazhdoj 3 muaj nga data e sotme.
Përkrahja e sektorit të bujqësisë është një hap jashtëzakonisht i rëndësishëm përpara, prandaj ne si kompani e karburanteve Shell, e shohim të udhës që të jem gjithmonë pranë tyre, në mbështetje të tyre, për t’i ofruar sadopak ndihme për ti plotësuar nevojat dhe kërkesat e për të gjithë bujqit e Kosovës.
Praktikisht, ne jemi shumë krenarë që në një kohë rekord kemi arritur që markën Shell të implementojmë gati në të gjithë vendin tonë, ku me këtë rast tash e tutje të gjithë qytetarët e Kosovës do t’i heqin brengat për furnizime cilësore të karburanteve.
Qëllimi i kësaj iniciative sipas Shell Licensee, është zhvillimi i prodhimeve vendore, gjithashtu dhe mundësia e promovimit të produkteve më gjere.