Shemben dy ndërtesa në Itali, 1 i vdekur dhe 6 të plagosur
01 prill 2020
| 14:58
Një shpërthim bëri që dy ndërtesa të shembeshin në qendrën historike të Alberona, në zonën Foggiano në Itali.
Shpërthimi dyshohet se është shkaktuar nga rrjedhja e gazit nga një cilindër.
Zjarrëfikësit nxorën gjashtë persona të gjallë nga rrënojat, ndërsa një grua 80-vjeçare vdiq.
Përveç shembjes së dy ndërtesave (njëra tërësisht dhe e dyta pjesërisht), u dëmtuan dhe disa ndërtesa aty pranë.