Shembet dheu në minierën e Trepçës në Leposaviq, vdes një punëtor
26 prill 2020
| 09:26
Një punëtor i minierës së Leposaviqit ka vdekur si pasojë e shembjes së dheut. Bëhet fjalë për një 52-vjeçar i nacionalitetit serb. Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar Besim Hoti, zëvendësdrejtor i policisë për veriun e Mitrovicës. “Po, dje ka ndodhur. Një punëtor ka vdekur si pasojë e shembjes së dheut. Është një person i nacionalitetit serb, i lindur në vitin 1968. Policia dhe forenzika kanë qenë në vendin e ngjarjes. Është tërhequr trupi i tij dhe është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Rasti do të hapet si “Vdekje e dyshimtë”, ka thënë Hoti.