Shembet kisha në Ganë, vdesin 21 persona
Një kishë me gjashtë kate në Ganë, shtet në Afrikën Perëndimore, është shembur, me ç’rast 21 persona e kanë humbur jetën.
Drejtori i Organizatës Kombëtare për Menagjimin e Katastrofave, Richard Amo Yartey, ka njoftuar se kisha 6-katëshe është shembur në zonën Manso Akroso, duke lënë të vdekur 21 persona deri më tani.
Drejtori Yartey ka thënë se i kanë gjetur trupat e 18 personave, ku 8 prej tyre janë shpëtuar, shkruan “Gulftoday”
“Kisha e Prosperitetit” është shembur në qytetin Akyem Batabi menjëherë pasi adhuruesit kishin përfunduar një ritual lutjeje.
Një i mbijetuar i ka thënë medieve lokale se rreth 60 njerëz ishin brenda ndërtesës kur ajo është shembur.
Shkaqet e aksidentit ishin ende të panjohura, por themeluesi i kishës, prifti Isaac Ofori, i njohur gjerësisht si Akoa Isaac, po ndihmon policinë rreth hetimit të kësaj shembjeje.