Shembet një pjesë e urës në Baltimore të ShBA-së, veturat bien në ujë
26 mars 2024
| 08:55
Një pjesë e urës Francis Scott Key në Baltimore të Shteteve të Bashkuara është shembur, pasi u godit nga një anije e madhe të martën në mëngjes.
Në orët e hershme të mëngjesit, një anije e madhe u përplas në urë dhe si pasojë shpërtheu në zjarr dhe u fundos.
Si pasojë e shembjes së një pjese të urës, shumë vetura kanë rënë në ujë, raporton Associated Press.
“Të gjitha korsitë nga të dyja drejtimet janë mbyllur për shkak të incidentit në I-695 Bridge”, thanë autoritetet e transportit në Mariland.
Kryetari i Baltimore tha se ekipet emergjente janë në vendin e ngjarjes dhe se kanë nisur operacionet e shpëtimit. /REL