
Shembet një urë në Florida, dyshohet për të vdekur
15 mars 2018
| 20:29
Një urë këmbësorësh që shtrihej përgjatë një rruge në kampusin e Universitetit Ndërkombëtar të Floridës në Miami u rrëzua sot, duke lënë të vdekur disa persona, sipas Patrolit të Autostradës në Florida.
Nga shembja e urës disa vetura u shkatërruan, në të cilat besohet se ka edhe viktima, por ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar.
Ura 950 ton e cila ishte ndërtuar mbi Tamiami Trail, ende nuk ishte e hapur për këmbësorët.