Shembet një urë në Itali
14 gusht 2018
| 14:08
Një urë e madhe është shembur afër qytetit italian, Gjenova, duke shkaktuar rrëzimin e veturave nga 100 metra lartësi.
Ministri italian i Transportit, Danilo Toninelli, ka thënë se ka mundësi që rasti të jetë “tragjedi e madhe”.
Agjencia e lajmeve, “Adnkronos” ka raportuar se shërbimet e ambulancave lokale kanë njoftuar që “shumë persona kanë vdekur”.
Fotografitë nga vendi i ngjarjes tregojnë një pjesë të madhe me rrënoja nën hapësirën në mesin e urës.
Ura e ndërtuar në vitet 1960 njihet si Ura Morandi.
Gazeta italiane, “La Repubblica”, e ka përshkruar këtë pjesë të qytetit si shumë të banuar.
Ura është shembur derisa në qytet binte një shi i rrëmbyeshëm.