Shembet një urë në Pekin

23 prill 2025 | 08:46

Një urë në rrethin verilindor Shunyi të Pekinit u shemb të mërkurën në mëngjes pasi shpërtheu një zjarr në strukturën e saj.

Nuk u raportua për viktima në urën, e cila tashmë ishte e mbyllur për trafikun, shkroi Komisioni Komunal i Transportit i Pekinit në platformën e mediave sociale Weibo, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ura e lumit Chaobai u dëmtua pasi një zjarr shpërtheu në mëngjes.

Zjarri u shua më vonë dhe autoritetet po hetonin shkakun e tij.

Një dëshmitar okular i intervistuar nga Radio Kombëtare e Kinës tha se ai ishte duke peshkuar pranë urës rreth orës 4 të mëngjesit kur dritat në urë u fikën papritmas.

Rreth 40 minuta më vonë tymi filloi të dilte nga poshtë urës.

Dëshmitari tha se ai raportoi një zjarr tek shërbimet e urgjencës menjëherë pas kësaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Titullin e personit më të bukur në botë për këtë…