Shembet objekti i një shkolle në Nigeri
Një ndërtesë, në ambientet e së cilës ka qenë një shkollë fillore në qytetin e Nigerisë, Lagos është shembur plotësisht.
Shkolla ka qenë në katin e parë të ndërtesës trekatëshe në ishullin Lagos.
Në disa fotografi janë parë shumë shpëtimtarë duke kërkuar në skenën ku ka ndodhur shembja.
Ende nuk ka informacione për viktima dhe shkaqet e shembjes nuk janë bërë të ditura.
Mediet lokale kanë thënë se ndërtesa e shembur ka qenë bllok rezidencial me një numër të apartamenteve.
Ekipet e emergjencës kanë larguar të plagosurit nga rrënojat. Disa prindër të shqetësuar kanë arritur në skenën e shembjes derisa të tjerë kanë shkuar në spital lokal për të kërkuar fëmijët e tyre.
Zëdhënësi i Agjencisë për Emergjenca, Ibrahim Farinloye, ka thënë se shembja ka ndodhur afër mesditës.
“Besohet se shumë persona duke përfshirë fëmijë, tani janë nën rrënoja”, ka thënë ai.
Rrëzimi i ndërtesave nuk është i zakonshëm në Nigeri.