Shembet ura 140 metra e gjatë, lëndohen 10 persona (Video)

01 tetor 2019 | 18:41

Të paktën 10 persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e shembjes së një ure në Tajvanin lindor.

Autoritetet atje kanë thënë se dyshojnë për 11 persona të zhdukur, ku 5 prej tyre ndodheshin mbi urën në momentin e shembjes, ndërsa 6 të tjerë në varkat e peshkimit nën të.

Në momentin e shembjes, mbi urë kalonte një autobot me naftë që ka shpërthyer në flakë.

Dhjetëra forca emergjence janë në luftë me kohën për të gjetur të mbijetuar nga kjo tragjedi.

Sipas medieve të huaja, ura e shembur ishte e gjatë 140 metra dhe e gjerë 15 metra.

Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje, ndërsa personat e plagosur janë dërguar janë dërguar në spital.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryeministër, Kadri…